Driton Selmanaj do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për qytetin e Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahet më 12 tetor.
Ai sot është prezantuar nga ky subjekt në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në zyrtarizimin e kandidaturës së tij i pranishëm ishte edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku theksoi se Selmanaj vjen në këtë garë me përgatitje profesionale dhe me gatishmëri të plotë për të hapur një faqe të re në Prizren.