Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > LDK-ja edhe humbëse elektorale edhe shkelëse e kushtetutës

LDK-ja edhe humbëse elektorale edhe shkelëse e kushtetutës

Shkruan : Afrim Kasolli

Më në fund foli Gjykata Kushtetuese, lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, nga rradhët e komunitetit serb. Sipas këtij Aktgjykimi, Kushtetuta ishte shkelur me rastin e votimit të Nenad Rashiqit. Sepse nënkryetari nga ky komunitetit duhet të propozohet nga shumica e deputetëve te tij e jo “nga Dimal Basha”.

Në disa postime atëbotë pata ngritur dilemën se mënyra e zgjedhjes se Nenad Rashiqit nuk ishte konform normave kushtetutese çfarë janë në fuqi në Kosove. Por Lëvizja Vetëvendosje zgjodhi ta perdor kete kauze per përfitime elektorale. Dhe nuk është se nuk ka pasur sukse ne kete drejtim.

Sidoqoftë, shumëkush ishte befasuar nga vota pro kandidatit te Dimal Bashes edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Zyrtarët e kesaj partie atëbotë arsyetoheheshin se ky veprim i tyre ka ardhur si pasojë e këshillave juridike te ekspertëve të partise.

Por e vërteta në fakt ishte krejt tjeter. PDK nëpërmjet abstenimit te kandidatit të Listës Serbe, si dhe LDK nëpërmjet absteniminimit te pare dhe votimit pro në të dytin metonin të ishin sa me afer qëndrimit publik te Levizjes Vetëvendosje, që te mbroheshin nga etiketimet e kesaj te fundit si parti pro Listës Serbe me qellim qe te mos kishin kosto elektorale.

Por ne fund me ate qasje ato perfunduan sikur ne rastin e LDK edhe ne humbëse me te madhe elektorale edhe ne shkelëse te kushtetutes. Mbase eshte ky nje mesim qe do t’u sherbeje ne te ardhmen. Qe nuk mund te fitohen vota duke e imituar Albin Kurtin, sepse qytetarët ne kete rast e votojne origjinalin dhe nuk kane nevoje per kopjen e zbehtë te tij.