Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > LDK ia merr VV’së një asamblist në Gjilan, Haziri: Nga sot, rikonfirmohemi si partia më e madhe në Kuvend

LDK ia merr VV’së një asamblist në Gjilan, Haziri: Nga sot, rikonfirmohemi si partia më e madhe në Kuvend

Kryetari i degës së LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka njoftuar se asamblisti Ganimet Sabedini ka ateruar nga VV në LDK.

“Sot, së bashku me Grupin e Këshilltarëve Komunalë, i urova mirëseardhje z. Ganimet Sabedinit, anëtarit më të ri të Kuvendit Komunal, i cili vullnetin e tij politik ka vendosur ta rikthejë nga lista e Vetëvendosjes në familjen politike të LDK-së. Si familjar i mirë, si afarist i suksesshëm dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi, Ganimeti i bënë nder LDK-së, Grupit të Këshilltarëve dhe Gjilanit.”

Haziri ka thënë se sot në takimin e Grupit të Këshilltarëve të LDK’së është diskutuar për “angazhimet e përbashkëta lidhur me axhendën e fundit të Kuvendit Komunal”.

Ai ka shtuar se po mungon vullneti për bashkëpunim dhe ecje tutje të projekteve për Gjilanin.

“Përkundër funksionimit normal të Kuvendit Komunal dhe rolit konstruktiv të LDK-së në Kuvend, po mungon vullneti për bashkëpunim dhe ecje tutje të projekteve për Gjilanin. LDK po e rikthen besimin e qytetarëve, grupeve të ndryshme e shoqatave. Nga sot, rikonfirmohemi si partia më e madhe në Kuvend, me 16 këshilltarë komunalë! LDK – besë dhe shpresë për Gjilanin!”

Powered by WordPress