Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë fituese me një diferencë shumë të ngushtë në garën për Kuvendin Komunal të Junikut, duke marrë vetëm 9 vota më shumë sesa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas procesimit të të gjitha 7 vendvotimeve në këtë komunë, kandidati i LDK-së dhe njëherësh bartës i listës, Ruzhdi Shehu, ka siguruar 921 vota, ndërsa kandidati i AAK-së, Leonard Llolluni, ka marrë 912 vota.