Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > LDK e VV bëhen bashkë në këtë qytet

LDK e VV bëhen bashkë në këtë qytet

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për mandatin aktual qeverisës në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Shtime, Kastriot Shabani, i cili përmes një postimi ka njoftuar se marrëveshja është nënshkruar zyrtarisht mes dy subjekteve politike

Sipas Shabanit, marrëveshja është arritur si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe është bazuar në parimet e qeverisjes së mirë dhe mirëbesimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Përmes këtij koalicioni, LDK-ja në Shtime do të marrë drejtimin e katër drejtorive komunale, si dhe pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Shabani ka theksuar se bashkëpunimi synon zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve gjatë mandatit aktual.

“Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Shtime do të marrë udhëheqjen e katër drejtorive komunale dhe pozitën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal”, ka bërë të ditur Shabani