Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë adresuar një varg kritikash në drejtim të Qeverisë takimin e mbrëmshëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Aty, u dakorduan për Deklaratën mbi Personat e Pagjetur.
Nga LDK-ja e AAK-ja, e konsiderojnë si të papranueshëm dhe të dëmshëm dakordimin e mbrëmshëm, teksa thonë se marrëveshje e barazon Kosovën me Serbinë.
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, krahas deklaratës për personat e pagjetur, ka adresuar kritika edhe për çështjen e Asociacionit.
Ai ka thënë se Qeveria ka ndryshuar sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Asociacioni me kompetenca ekzekutive e dëmton funksionimin e shtetit të Kosovës.
“Tema e të pagjeturve është një plagë e madhe e vendit tonë dhe krejt menaxhimin Qeveria në këtë pjesë ka bërë gabim edhe e ka një përgjegjësi serioze në këtë temë. Për temën e themelimit të Asociacionit, e para çka duhet t’i thuhet qytetarit është se shikoni ku ka rrëshqit kjo Qeveri, prej ‘Zajendica nuk kalon’ e leje që po diskutojnë por po postojnë foto në mbrëmje sesi po diskutojnë. Asociacioni me kompetenca ekzekutive e dëmton në esencë funksionimin e shtetit të Kosovës dhe arritjet që i kemi deri më tani”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka pasur kritika edhe për mënyrën sesi ka funksionuar Ekipi Menaxhues që ishte themeluar për hartimin e statutit të Asociacionit. Ky ekip të martën ka prezantuar draft-statutin e Asocicionit gjatë takimi të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel.
“Për mua është totalisht e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme sesi flet kryeministri që ‘unë nuk e kam ditë se cili ekip ka qenë’. Ai po dinë t’i shkarkojë njerëzit nëpër borde. I shkarkojë të gjitha bordet e i emëroi njerëzit e tij nëpër këto borde, e nuk e paska ditë për një temë që është jetike me interes të shtetit të Kosovës. Kjo është papërgjegjësi totale”.
Ndërsa deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se dakordimi ndërmjet Kurtit e Vuçiqit, Kosovën e barazon me Serbinë si agresore.
“Dakordimi që e kemi parë dje ne media ka qenë shqetësuese për Kosovën sepse në një mënyrë është barazuar fajësia me shtetin serb dhe me atë të Kosovës. Është shqetësueses sidomos për familjarët e të pa gjeturve. Ne nuk kemi pritur asgjë nga kjo marrëveshje, kemi thënë se nëse formohet kjo marrëveshje duhet të formohet që të dy shtetet ta njohin njëra-tjetrën. Mirëpo dje e kemi parë prapë një skandal të kryeministrit Kurti”.
“Mbetet që të vije kryeministri në Kuvend dhe të raportoj për takimin që ka pasur, sot e pamë që ka shkarkuar edhe komisionin, ekipin për asociacionin vetëm të shpërqendroj atë se çka ka bërë mbrëmë në takim me Vuçiqin”, u shpreh ajo.
/TV Arbëria