Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar me 5 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kjo pasi kandidatët për deputetë të kësaj partie, Shkëmb Manaj dhe Rexhep Kurtbogaj kanë vendosur posterë në hapësira publike, duke i shfrytëzuar ato jashtëligjshëm.
Kësisoj është shkelur Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.
Ankesa është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.