Ish kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij.
Tahiri së bashku me degën e LDK në Vushtrri, kanë vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, dhe bënë homazhe tek varri i tij.
Postimi i plotë:
Lavdi Heroit Afrim Bunjaku!
Nderimi i tij është një përkujtim i përhershëm i sakrificës dhe guximit të atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.
Bashkë me degën e LDK Vushtrri vizituam familjen e heroit, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora te luleve te varri i heroit si kujtesë e përbashkët dhe e përhershme ndaj vlerave kombëtare dhe kujtesës së heronjve tanë.
Lavdi përjetë Afrim Bunjakut dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë!