Një rast i sulmit ka ndodhur në Viti, ku viktimë ka qenë asamblisti i LDK-së, Ilir Zuka.
Rastin e ka dënuar dega e LDK-së në Viti. Sipas reagimit të tyre, sulmi është kryere nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti dënon ashpër sulmin fizik ndaj këshilltarit komunal, z. Ilir Zuka, nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Pozheran. Ky akt i shëmtuar dhe i papranueshëm është sulm ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së shprehjes. I bëjmë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin menjëherë masa dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti të shëmtuar. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe as në jetën publike”, thuhet në njoftim.