Dhjetë vendet me popullsinë e milionerëve në rritje më të shpejtë

Disa vende pritet të mirëpresin më shumë individë në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lavrov paralajmërim Perëndimit: Mos kërkoni konfrontimin me Rusinë

Extra AL PVC

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha Kombeve të Bashkuara të shtunën se ishte e pakuptimtë të injorohen alternativat ndaj propozimeve të paqes të Ukrainës, duke paralajmëruar Perëndimin për rrezikun e përpjekjes për të “luftuar deri në fitore me një fuqi bërthamore”.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zoti Lavrov kritikoi vendet që mbështesin Ukrainën dhe propozimin e paqes të Kievit.

Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt 2022. Nëntë muaj më vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy njoftoi një plan paqeje prej 10 pikash për t’i dhënë një fund të drejtë luftës, në bazë të Kartës themelore të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar. Moska e refuzoi propozimin.

“Unë nuk do të flas këtu se sa e pakuptimtë dhe e rrezikshme është vetë ideja e përpjekjes për të luftuar deri në fitore me një fuqi bërthamore, siç është Rusia”, tha zoti Lavrov.

“Po aq e pakuptimtë, mbështetësit perëndimorë të Kievit zotohen se nuk ka alternativë ndaj negociatave të bazuara në formulën famëkeqe të paqes”.

Duke rikujtuar planet e aleatëve perëndimorë në vitet 1940 për të “shkatërruar” Bashkimin Sovjetik, ai akuzoi Perëndimin se po përpiqej për një “disfatë strategjike” të Rusisë në Ukrainë.

“Strategët aktualë anglo-saksonë nuk po i fshehin idetë e tyre. Tani për tani, është e vërtetë, shpresojnë ta mposhtin Rusinë duke përdorur regjimin e paligjshëm neo-nazist të Kievit, por ata tashmë po e përgatisin Evropën që ajo gjithashtu t’i futet kësaj aventure vetëvrasëse”, tha zoti Lavrov.

Rusia është gjithashtu e shqetësuar për sulmin izraelit në Bejrut që vrau udhëheqësin e Hezbollahut dhe që të tilla “vrasje politike” janë bërë të zakonshme, tha zoti Lavrov./VOA

spot_img

Të fundit

Dhjetë vendet me popullsinë e milionerëve në rritje më të shpejtë

Disa vende pritet të mirëpresin më shumë individë në...

“24 orë heqje lirie”, reagon Salianji: Do përdor gjithë energjitë për të dalë fitues, jeni mbështetja ime

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar përmes një shkrimi në...

Sveçla: Morëm helikopter me qira për ta transferuar Pantiqin, Komandanti i KFOR’it s’lejoi-s’jemi plotësisht sovran

Ish- polici i Kosovës, Dejan Pantiq ishte arrestuar më...

Vdes kryetari i nëndegës së PDK-së në Gjilan

Ka ndërruar jetë kryetari i nëndegës së PDK-së në...

Dhjetë vendet me popullsinë e milionerëve në rritje më të shpejtë

Disa vende pritet të mirëpresin më shumë individë në klubin e milionerëve, pasi popullsia e botës bën përparim të konsiderueshëm për sa i përket...

“24 orë heqje lirie”, reagon Salianji: Do përdor gjithë energjitë për të dalë fitues, jeni mbështetja ime

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar përmes një shkrimi në “Facebook”, 24 orë pas dërgimit të tij në burgun e Fierit. Ai falenderon mbështetësit e tij,...

Sveçla: Morëm helikopter me qira për ta transferuar Pantiqin, Komandanti i KFOR’it s’lejoi-s’jemi plotësisht sovran

Ish- polici i Kosovës, Dejan Pantiq ishte arrestuar më 10.12.2022 në pikë kalimin kufitar në Jarinje në veri të Kosovës, pasi dyshohet se kishte...