Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lavdim Hamiti : Murati është Ministri më i dobët dhe më i papërgjegjshëm i financave që ka pasur ndonjëherë Kosova

Lavdim Hamiti : Murati është Ministri më i dobët dhe më i papërgjegjshëm i financave që ka pasur ndonjëherë Kosova

Gazetari Lavdim Hamiti, në një intervistë për TV Arbëria ka thënë se nuk ka ndodhur ndonjëherë, që pagat e shërbyesve civil të vonohen ose të mos merren deri me datën 1.

Si pasojë e kësaj vonese, Hamiti thotë se rreth 80 mijë shërbyes civil mbetën pa paga.

“Nuk ka ndodh ose janë raste shumë të ralla apo ne raste të jashtëzakonshme ku pagat e shërbyesve civil vonohen nuk merren deri me daten 1. Kjo papërgjegjësi kalon pa paga, kalon rreth mbi 80mijë sherbyes civil apo mbi 400 familje. Të gjithë prej tyre jane te varur nga pagat qe marrin nga buxheti i Kosoves dhe kane obligime shumica prej tyre duhen me pagu kredi ne disa raste edhe me daten 1”, ka thënë ai.

Tutje ai vlerëson se ministri aktual, Hekuran Murati, është më i dobëti dhe më i papërgjegjshëm, që ka pasur ndonjëherë Kosova ,sa i përket financave.

“Kjo qeveri ka bërë më së paku për zhvillimin ekonomik dhe social mos të harrojmë se pagat ne sektorin publik janë rritur madje në disa raste janë zvogëluar .

Kosova është me pagën më të vogël në rajon,të gjitha vendet e rajonit na kanë tejkaluar.

Zhvillimi i vendit është i varur kryesisht nga dërgesat e diaspores dhe nuk ka ndodhë ndonjë investitor të rëndësishem të huaj qe ka ardhë me sjell kapitalin e tyre në Kosovë.

Pa dyshim që nuk është, unë mendoj si nje gazetar qe ka percjell sektorin e ekonomisë që nga viti 2002, Ministri Murati eshte Ministri ma i dobët dhe ma i papërgjegjshëm i financave që ka pasur ndonjëherë Kosova sepse janë mbi njëmijë pyetje të cilat kanë pritur në zyren e tij për përgjigje,madje edhe kryetarët e komunave disa herë publikisht kanë thënë që i dërgojne letra ministrit te financave e ai nuk përgjigjet domethënë është një papërgjegjësi totale karshi funksionit qe e mbanë”, ka thënë Lavdim Hamiti.

Intervista e plotë:

Powered by WordPress