Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Linz Grand Prix

​Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Linz Grand Prix

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Laura i ka filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë, raporton Telegrafi.

Në çerekfinale, 24-vjeçarja kosovare u ndesh me sllovenen Leila Mazouzi, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.