Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në kategorinë deri 63 kilogramë, Fazliu me sukses ka kaluar raundin e 2-të dhe të 3-të, pasi në të parin ishte e lirë.
Luftën e parë, Fazliu e fitoi ndaj kroates Katarina Kristo, ndërsa në të 2-tën ishte më e mirë se xhudistja ruse, Dalu Liliashvili që po garon si e pavarur.