Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Latitudes”: Shqipëria, destinacioni magjepsës ku shpenzohet pak

“Latitudes”: Shqipëria, destinacioni magjepsës ku shpenzohet pak

Shpesh pushimet e shumë personave varen nga buxheti dhe ka shumë të tillë që zgjedhin një destinacion bazuar në mundësitë e tyre ekonomike.

Biletat e avionit dhe akomodimi janë zëri kryesor i shpenzimeve.

Megjithatë, lajmi i mirë është që ekziston mundësia për të bërë pushime pa shpenzuar shumë. Media italiane “Latitudes Travel Magazine” rekomandon 21 vende që duhen vizituar.

Shqipëria është renditur mes destinacioneve që befasojnë me sharmin e tyre, dhe që ofrojnë pushime me kosto të ulët.

Deti është një nga arsyet kryesore për ta vizituar atë, por jo vetëm.

Një perlë tjetër e vendit është kuzhina tradicionale, mishi i qengjit me aromë rozmarinë, djathërat e pjekur, levreku dhe lëngjet e frutave janë disa kënaqësi që duhen provuar me patjetër.

Turistët do të mund të gjejnë në Shqipëri shumë komplekse agroturizmi në të cilën udhëtarët e huaj do të akomodohen me çmime mjaft të lira./Klan News