Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Latifi propozon referendum për Asociacionin

Latifi propozon referendum për Asociacionin

Blerim Latifi, filozof me profesion ka publikuar një shkrim relativisht të shkurtër, në të cilin ka bërë një propozim në lidhje me Asociacionin.

Në shkrimin e tij, z. Latifi ka propozuar mbajtjen e referendumit për Asociacionin. E gjithë kjo, pasi, sipas tij, “puna e Asociacionit është kthy në një nyje të vërtetë gordiane”.

Profile të figurave publike / Profil: Blerim Latifi – analisti filozof, që e “do” Kanunin teksa flet për Platonin

“A ka rrugëdalje nga ky ngërç, i cili nëse vazhdon gjatë mund të na shkaktojë dëme të pariparueshme si shtet?

Mbase duhet të mendohet një rrugë e ndryshme prej atyre të shqyrtuara deri me tani: referendumi.

Mblidhet kuvendi, e miraton ligjin për referendum dhe populli pastaj le ta thotë vullnetin e tij për këtë çështje.

Kur politikanët nuk vendosin dot në emër të popullit, duhet që vetë populli ta bëj këtë gjë.” – shkroi ai.

/TV Arbëria