Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Latifi në prag të zgjedhjeve amerikane: Shtetet si Kosova, nëse s’dijnë ta mbajnë aleancën, e paqin veten në qafë

Latifi në prag të zgjedhjeve amerikane: Shtetet si Kosova, nëse s’dijnë ta mbajnë aleancën, e paqin veten në qafë

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka shkruar në prag të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Profesori kosovar thotë se sa herë që ka zgjedhje në SHBA, njerëzimi ndahet në dy kampe, atë republikan dhe demokrat.

Sipas tij, një gjë e tillë tregon se kush e drejton kursin e ngjarjeve të historisë botërore dhe sipas Latifit, përpjekjeve e “cubave globalë” për një postamerikane janë vetëm ëndërrime me sy çelë.

Blerim Latifi në këtë shkrim ka thënë se shtetet e vogla si Kosova duhet të ndihen të bekuara që kanë miqësi me SHBA-në dhe se krejt çfarë duhet të bëjnë, është mirëmbajtja e aleancës. Sipas tij, nëse s’janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë “e paqen veten në qafë”.

“Çdo katër vjet krejt bota bashkohet rreth një pyetje: Kush do të ulet në zyrën ma të rëndësishme të botës, në Shtëpinë e Bardhë? Çdo katër vjet njerëzimi ndahet në dy kampe politike, njëri pro kandidatit republikan për këtë zyrë dhe tjetri pro kandidatit demokrat. Kjo tregon se kush në fakt e drejton kursin e ngjarjeve të historisë botërore”, ka shkruar Latifi.

“Kjo tregon se ambiciet e cubave globalë e lokalë për një botë postamerikane janë veç ëndërrime me sy hapur. Shtetet e vogla, si Kosova, duhet të ndihen të bekuara që e kanë mbështetjen e kësaj fuqie. Dhe krejt çfarë u duhet të bëjnë është dinë se si ta mirëmbajnë këtë bekim. Nëse nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, atëherë e paqin veten në qafë”, shprehet profesori Latifi.

Powered by WordPress