Profesori Blerim Latifi ka reaguar në 26 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO’s.
Ai ka thënë se para 26 viteve baballarët e puthnin emblemën e NATO’s e sot bijtë e nipat e tyre “kanë lëshuar mjekrat vehabiste dhe nga mëngjesi në darkë shajnë e pshtyjnë NATO’n, Amerikën, Perëndimin”.
“26 vjet më parë baballarët me lotë në sy puthnin emblemën e NATO’s, e cila po i shpëtonte nga gjenocidi. Sot bijtë e nipat e tyre kanë lëshuar mjekrrat vahabiste dhe nga mëngjesi në darkë shajnë e pshtyjnë NATO’n, Amerikën, Perëndimin. Për llogari të Hamasit, ISIS’it’, të majtës antikapitaliste, të dreqit e t’birit. Dikush një herë ka thënë: mjafton një brez i keq për ta shkatërruar atë që është ndërtuar me mundin e shumë brezave. Kjo thënie e përshkruan saktë katastrofën e sotme morale të shoqërisë sonë”, ka thënë ai në Facebook.