Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > László Krasznahorkai fiton Çmimin Nobel për Letërsi 2025

László Krasznahorkai fiton Çmimin Nobel për Letërsi 2025

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave i ka ndarë Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2025 romancierit dhe skenaristit hungarez, László Krasznahorkai, duke e vlerësuar për stilin e tij të thellë, eksperimental dhe pasqyrimin filozofik të njeriut dhe botës.

Krasznahorkai njihet për veprat e tij komplekse dhe introspektive, me fjali të gjata, rrëfime të dendura dhe përqasje që sfidojnë narracionin tradicional, duke e bërë atë një prej zërave më të veçantë në letërsinë moderne evropiane.

Vitin e kaluar, autorja jugkoreane Han Kang ishte fituese e këtij çmimi prestigjioz “për prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore.” Ajo u bë gruaja e 18-të dhe shkrimtarja e parë jugkoreane që fitoi Nobelin për Letërsi.

Çmimi Nobel për Letërsi, me vlerë 11 milionë krona suedeze (rreth 1.2 milionë dollarë), është një nga më prestigjiozët në botë. Ndër fituesit e mëparshëm përfshihen emra të njohur si William Faulkner (1949), Winston Churchill (1953), Orhan Pamuk (2006), dhe Jon Fosse (2023).