Vonesat e deputetëve të pushtetit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ishin shkak i përplasjes së deputetëve të opozitës me ata të pozitës.
Fillimisht, deputetët e LDK-së dhe e AAK-së kërkuan sqarime nga ata të pushtetit për këto vonesa, por deputetja e LVV-së tha se arsye e kësaj vonese ishin angazhimet.
Por deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e quajti të paedukatë.
“Pa edukatë, na vijmë e ju presim”, tha Reshitaj.
Kundër vonesave të tilla u shpreh edhe deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, e cila së bashku me deputeten e AAK-së Albena Reshitaj e lëshuan mbledhjen.