Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Largimi i ushtarëve nga FSK/ Eksperti i sigurisë: Të ndërmerren veprime emergjente për ta parandaluar trendin

Largimi i ushtarëve nga FSK/ Eksperti i sigurisë: Të ndërmerren veprime emergjente për ta parandaluar trendin

190 ushtarë janë larguar këtë vit nga Forca e Sigurisë së Kosovës.Këtë e ka konfirmuar sot ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, derisa ka thënë se kjo është normale, teksa ka përmendur se largime nga ushtria ka edhe në Britaninë e Madhe.

Por, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se kjo statistikë tregon pakënaqësitë që kanë ushtarët.“Një statistikë e tillë e largimit nga rreshti ushtarak është treguese që brenda pjesës së uniformuar kemi rritje të pakënaqësisë për proceset, qofshin ato meritokracisë qofshin ekonomike/sociale që kanë rënduar pozitën e personelit ushtarak”, thotë ai.

Shala në një prononcim për Gazeta Blic, thekson se politika duhet të mendojë për veprime emergjente që ta parandalojë këtë trend.“Niveli politik do të duhej të mendonte një mori veprimesh emergjente por edhe atyre strategjike për të parandaluar që ky trend të jetë me përmasa më të larta në vitet vijuese”, thekson eksperti i sigurisë.

Ai tregon dhe sa i kushton buxhetit të shtetit një ushtar.“Mos të harrojmë që për të bërë një ushtar, buxhetit të Kosovës i kalon shifrën prej 10.000 euro dhe një nënoficer, specialist dhe oficer kalojnë shifrat mbi 100.000 euro”, vlerëson Shala.

Ai po ashtu thotë se përpos dëmtimit të buxhetit, ka edhe keqmenaxhim nga niveli politik.“Pra, përpos dëmtimit të buxhetit të vendit po kemi edhe një keqmenaxhim nga niveli politik për të bërë një zgjedhje optimale të qëndrueshme për personelin dhe duhet të kemi përgjithësi”, deklaron Drizan Shala.