Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Largimi i gazetares nga puna, Bajrami: Kurti jep shtesa për lehona, por nuk i mirëkupton gratë që nuk pajtohen me të

Largimi i gazetares nga puna, Bajrami: Kurti jep shtesa për lehona, por nuk i mirëkupton gratë që nuk pajtohen me të

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj largimit nga puna të gazetares Edina Avdiu nga Radio Televizioni i Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si sulm ndaj lirisë së shtypit dhe pavarësisë së mediave

Bajrami tha se Avdiu është larguar pasi refuzoi të bëhej, sipas saj, “zëdhënëse e propagandës së pushtetit”, duke theksuar se një gazetare në muajin e pestë të shtatzënisë nuk duhet të përballet me largim nga puna për shkak të pyetjeve kritike.

Ajo shtoi se, nëse ka drejtësi, gazetarja duhet të rikthehet në RTK dhe transmetuesi publik t’i kthehet misionit ndaj qytetarëve.