Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lansohet Skema e Granteve për Inovacion në vlerë 1.9 milionë euro, Hajdari: Synojmë hapjen e vendeve të reja të punës të rrisim eksporte duke fuqizuar produkte inovative

Lansohet Skema e Granteve për Inovacion në vlerë 1.9 milionë euro, Hajdari: Synojmë hapjen e vendeve të reja të punës të rrisim eksporte duke fuqizuar produkte inovative

Sot Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë ka lanësuar skemën e Granteve për Inovacion në vlerë 1.9 milionë euro, ministria njofton se kjo skemë synon mbështetjen e bizneseve start-up dhe nderrmarrjeve mikro, të vogla e të mesme me ide inovative.

Kjo mbështetje rreth inovacionir dhe ndërmarrësisë, është lanësuar në bashkëpunim me Qeverinë e Luksemburgut, me agjencinë LUXDEV, dhe me agjencinë KIESA.

“Jemi këtu sot për të lanësuar skemën e mbështetjes financiare në vlerë prej 1.9 milionë euro për inovacion, kjo skemë do të përkrahë ndërmarrjet fillestare, mikro, të vogla dhe të mesme, dhe sipërmarrësit tanë aspirant projektet e të cilëve synojnë të zhvillojnë ide inovative për produkte, shërbime dhe procese të reja përfshirë përmirësimin e metodave të prodhimit drejt transformimit të biznesit ose të ndërmarrjes dhe krijmin e një ekonomie konkuruese.

Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë në bashkëpunim me agjencin e Luksemburgut pra në këtë rast për bashkëpunim zhvillimor LUKSDER që zbatohet përmes agjencisë për investime dhe mbështetje të ndërmarrjev, pra në kordinim me këtë agjenci, kemi konponenten e projektit për rritjen e qëndrueshmërisë dhe gjithëpërfshirjes, është komponenta e tretë e këtij projekti që përfshin skemën e granteve për inovacion me qëllim që të mbështesim ndërmarrjet fillestare, mikro të vogla dhe të mesme, të themeluara para datës 31 dhjetor 2018 dhe ndërmarrjet fillestare të themeluara jo më gjatë se dhjetë vite ndërmjet dative 1 janar 2019 deri më 29 shkurt 2024, pra është si termë ndërkombëtar nga vet bashkimi evropian që e përcakton jetëgjatësin e ndërmarrjes start-up’, ka thënë ministrja Rozeta Hajdari.

Shuma totale e kësaj skeme është 1.9 milionë euro, njofton Ministrja Hajdari.

“Shuma totale e kësaj mbështetje financiare është 1.9 milionë euro nga kategoria buxhetore e republikës sonë, pra subvencione dhe transfere në Ministrin e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë dhe po ashtu nga buxheti i Qeverisë së Luksemburgut’, ka thënë Hajdari.

Tutje në adresimin për media, ministrja Rozeta Hajdari, njofton se aplikimi për këtë mbështetje bëhet përmes platformës e-Kosova.

“Aplikimi për këtë skemë do të bëhet përmes platformës e-Kosova, që është edhe një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të ideve iniciativave tona në përkrahjen e biznesit në vend” , ka thënë Hajdari.

Hajdari gjithashtu ka njoftuar se është finalizuar projektligji i parë për inovacion dhe ndërmarrësi dhe thotë se së shpejti do të prezantohet në Qeveri për miratim.

“Në këtë rast kemi finalizuar projektligjin e parë për inovacion dhe ndërmarrësi që së shpejti do të prezantohet për miratim në Qeveri, po ashtu dua tju njoftoj se ky ligj regullon organizimin kushtet dhe mekanizmat mbështetës duke promovuar dhe inkurajuar inovacionin dhe ndërmarrësin që nxisin zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor në republikën tonë”, ka thwnw ajo.

Ministrja Hajdari ndër të tjera ka thënë se me këtë skemë synohet të inkurajohet sektori privat dhe të hapen vende të reja të punës.

“Përmes kësaj skeme të mbështetjes finaciare synojmë të inkurajojmë sektorin privat me ide dhe projekte inovative që ndikojnë direkt në zhvillimin social mjedisor dhe ekonomik në Kosovë që është edhe objektiv e përgjithshme e politikës industriale deri në vitin 2030, pra me vision të qartë. Ku njëherit me këtë skemë synojmë të krijojmë vende të reja pune të rrisim eksporte duke fuqizuar produkte inovative, të rrisim investime përmes produkteve të reja me metoda inovative të prodhimit në sektorë të rëndësishëm ekonomik pra jo vetëm industrial por edhe sektor të tjetë ekonomik. Vlenë të përmendi se të gjithë sektorët industrial, prodhues, përpunues janë të përfshirë në këtë skemë por edhe sektori shërbyes përveç jo tregëtisë”, ka thë Hajdari.

VIDEO:

Powered by WordPress