Ditën e sotme u mbajt ceremonia lansuese e projektit për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës.
Lansimi i këtij projekti shënon një kthesë të rëndësishme drejt Reformimit të dizajnit të këtij sistemi dhe për bazën e themelimit të reformave më të gjera në Sistemin e Mbrojtjes Sociale në Kosovë.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.
“Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), por edhe si qeveri kemi për qëllim garantimin e mirëqenies për gjithë qytetarët”, tha Murati.
Ndërkaq ndër të tjera, Murati tha, “Përderisa vijojmë punën tonë zbatimin e këtyre masave të përhershme, sot jemi mbledhur këtu që të prezantojmë projektin tone të radhës në bashkëpunim me bankën botërore. Projekti për reformën e skemës së asistencës sociale apo Sas do të zbatohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe ka për qëllim që të zgjerojë skemën e asistencës sociale në Kosovë, të eleminojë parregullsitë dhe të garantojë që të gjitha familjet në nevojë të ndijnë, pra mbështetjen apo dorën e shtetit.”
“Përmes këtij projekti Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve synon që ta largojë diskriminimin brenda për brenda kategorive duke bërë sistemin e asistencës sociale të atillë që në njërën anë e lugton varfërinë, por në anën tjetër edhe nuk krijon varësi të përhershme për familjet, sepse synimi do të jetë edhe aktivizimi i anëtarëve përfituese në tregun e punës”, theksoi Murati.
E përveç ministrit Murati, drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci tha se programet të tilla ndihmojnë njerëzit që të ballafaqohen me krizat.
“Programet e mbrojtjes sociale, të cilat përfshijnë pensionet, asistencën sociale, shërbimet sociale dhe programet e tregut të punës, luajnë një rol kyç për të ndihmuar njerëzit dhe grupet e cenueshme të përballen me krizën, të përmirësojnë produktivitetin e tyre dhe të investojnë në shëndetin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre. Edhe investimi në një sistem të mirëfunksionimit të mbrojtjes sociale nuk është thjesht një imperativ moral, është një ekonomi e zgjuar”.
Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me bankën botërore, e cila është në përkrahje të plotë që ta bëjnë këtë storje të suksesshme.
/TV Arbëria