Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lansohet platforma MEGAFON, hapësirë për fuqizimin e zërit të fëmijëve në Kosovë

Lansohet platforma MEGAFON, hapësirë për fuqizimin e zërit të fëmijëve në Kosovë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka lansuar sot platformën “MEGAFON”, një hapësirë inovative dhe gjithëpërfshirëse që synon të fuqizojë zërin e fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

Ngjarja, e moderuar nga një fëmijë, mblodhi përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe një ekspert ndërkombëtar për të shënuar këtë hap të ri drejt përfshirjes më të madhe të fëmijëve në proceset vendimmarrëse, raporton KosovaPress.

Se përmes kësaj platforme do t’iu mundësohet fëmijëve që të ndikojnë në vendimmarrke tha presidentja e KOMF, Remzije Krasniqi.

“Përmes MEGAFON, ne shpresojmë se përveç shprehjes së mendimit, fëmijët do të kenë mundësi të ndikojnë në vendimmarrje për gjërat që ata i besojnë, tha ajo.

Edhe drejtoresha ekzekutive e KOMF, Donjetë Kelmendi, theksoi rëndësinë e kësaj platforme.

“Platforma MEGAFON ka për qëllim nxitjen dhe aktivizimin në proceset vendimmarrëse të çështjeve për fëmijë”, tha ajo.

Për rëndësinë e kësaj iniciative foli edhe eksperti ndërkombëtar për të drejtat e fëmijëve, George Bogdanov.

“Jam me fat që jam sot këtu për të hapur këtë program për pjesëmarrjen e fëmijëve. Nëse ne nuk i mësojmë fëmijët tanë për pjesëmarrje, kush do ta bëjë?”, tha ai.

MEGAFON pritet të shërbejë si urë lidhëse mes fëmijëve dhe institucioneve, duke krijuar një mjedis ku zëri i tyre dëgjohet dhe respektohet./kp