Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lansohet plani i veprimit për Kuvend të Hapur 2023-2026

Lansohet plani i veprimit për Kuvend të Hapur 2023-2026

Kuvendi i Kosovës ka lansuar planin e veprimit për Kuvend të Hapur 2023-2026.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se transparenca është esenciale për demokracinë, andaj legjislativi duhet të jetë i hapur.

“E veçanta e këtij plani është konsultimi i gjithëpërfshirës me gjithë grupet e interesit. Me anë të këtij plani Kuvendi do ti zbatojë politikat globale për qasje në informata në proceset parlamentare”, tha ai.

Në anën tjetër, drejtoresha e lartë e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg, tha se njëri ndër çelësat për qeverisje të mirë është hapja dhe transparenca e institucioneve.

Ndërkaq, udhëheqësja për rajonin e Amerikës Jugore dhe Këshilltare e Lartë Parlamentare në OGP, Rosario Paveze, tha se mbikëqyrja parlamentare është shumë e rëndësishme.

/TV Arbëria

Powered by WordPress