Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Lansohet Fushata 2022-2023 për të Drejtat e Punës

​Lansohet Fushata 2022-2023 për të Drejtat e Punës

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar sot fushatën “Punë e Denjë për Jetë të Dinjitetshme”.

Gjatë konferencës, përfaqësues të lartë qeveritarë, si dhe ata të institucioneve ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile, prezantuan hulumtime dhe informata mbi çështjet e të drejtave të punës, si dhe synimet e fushatës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati u shpreh se “synimi i kësaj Qeverie është që të përafrojmë legjislacionin e Kosovës me atë të BE-së në sigurimin e të drejtave të punës për çdo punëtor dhe punëtore në Kosovë, të cilët janë shtylla kryesore e ekonomisë së vendit tonë.

“Punëtorët sot në Kosovë, sikur në çdo vend të zhvilluar, meritojnë një ambient të sigurt dhe të denjë të punës”, tha ai.

Nasrin Pourghazian, udhëheqëse për zhvillim pranë Ambasadës së Suedisë në Kosovë, gjatë fjalës së saj konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë suedeze në përmirësimin dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve.

Fushata “Punë e Denjë për Jetë të Dinjitetshme” do të zbatohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Prishtinë. Partner zbatues të fushatës janë Inspektorati i Punës, Administrata Tatimore e Kosovës, ILO, UN Women, CDF, IKS, QPA , dhe LENS.   /TV Arbëria

Powered by WordPress