Lanika Rexhepi u paraqit në mënyrë fantastike në Kupën e Botës për të Rinj që po zhvillohet në Jesolo, Venecia.
Me pesë fitore dhe vetëm një humbje, ajo fitoi të drejtën të luftojë për medaljen e bronztë kundër sportistes serbe.
Në një ndeshje të fortë dhe plot emocione, Lanika triumfoi me rezultat 6:5, duke siguruar vendin e tretë
Gjithashtu kryetrajneri Asdren Myrtaj dhe Jetmir Rexhepi, u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e Lanikës, duke vlerësuar disiplinën dhe përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm.
Ky sukses e konfirmon Lanikën si një prej talenteve më premtuese në arenën ndërkombëtare.