Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Landau për takimin me Osmanin: Folëm për fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik

Landau për takimin me Osmanin: Folëm për fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik

Zv.sekretari amerikan i shtetit, Christopher Landau ka shkruajtur për takimin e tij me presidenten Vjosa Osmani.

Ai tha se me Osmanin foli për fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik dhe rëndësinë e tij.

“Në takimin tim me Presidenten e Kosovës @VjosaOsmaniPRKS sot, diskutuam fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehëm besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. 🇺🇸🤝”, shkroi Landau në platformën “X”.