Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Lamtumira e fundit sot për vogëlushin që vdiq tragjikisht në Lipjan

Lamtumira e fundit sot për vogëlushin që vdiq tragjikisht në Lipjan

Sot do të mbahet ceremonia e varrimit për vogëlushin që vdiq tragjikisht në Lipjan, Zejn Zejnullahu.

Vogëlushi nxënës i klasës së katërt në shkollën “Zenel Hajdini” në Gadime të Epërme të Lipjanit, të martën nuk u kthye direkt në shtëpi, por kishte devijuar rrugën dhe dyshohet se pastaj ra në lumin e fshatit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast të rëndë.

“Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.