Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Lampard: Takova Ronaldon në pushime dhe më erdhi turp nga vetja

Lampard: Takova Ronaldon në pushime dhe më erdhi turp nga vetja

Cristiano Ronaldo, edhe pse në moshën 39-vjeçare njihet për fizikun e tij duke qenë se përkujdeset me detaje për të vijuar performancat në nivele të larta.

Së fundmi, Frank Lampard me të cilin CR7 ka ndarë shumë beteja gjatë periudhës që aktivizohej në Premier League, tregon se e takoi rastësisht portugezin kur ishte me pushime.

Lampard, tregon se erdhi turp nga vetja kur krahasoi trupin e tij me atë të Ronaldos ndërsa shtoi se CR7 edhe kur ishte me pushime stërvitej dy herë në ditë.

“Ronaldon e takova para disa muajsh në pushime. Qëndronim në të njëjtin hotel, ndërsa kishim shumë afër edhe shezllonet në plazh. Megjithatë, i rrija pak larg sepse më vinte turp nëse krahasoheshim fizikisht”.

“Ka një fizik të jashtëzakonshëm. Në fund i kërkova të bënim një foto me djalin tim sepse është një lojtar i mrekullueshëm. Në fund, vesha bluzën dhe i kërkova të bënim një foto tjetër, në këtë mënyrë do të ndjehesha më rehat”.

“Ai edhe gjatë pushimeve shkonte dy herë në ditë në palestër për stërvitje, kshte një trajner personal. Kështu ai tregon të gjithë dedikimin për profesionin e tij. Kur e pashë për herë të parë, po pinte një birrë dhe i thashë “bravo”, tregoi Lampard.

Powered by WordPress