Ish-presidenti sirian Bashar al-Assad zotëronte disa garazhe plot me makina luksoze.
Gazetarja e CNN, Clarissa Ward ka qëndruar në njërën prej tyre, në kompleksin e pallatit presidencial.
Aston Martin, Lamborghini dhe Ferrari janë disa nga veturat luksoze në një nga parkingjet e ndodhura, ndërsa ka edhe të tjera të mbushura me vetura të blinduara.
Assad sundoi për mjaft vite, babai i tij dekada më parë.
“Makinat simbolizojnë nivelet e korrupsionit dhe lakmisë, ato tregojnë begatinë dhe stilin e jetesës luksoze që jeton Assad ndërsa kaq shumë sirianë po luftonin për të pasur bukë në tryezat e tyre. 14 vitet e fundit sirianët kanë qenë nën bombardime, ata janë torturuar, gjymtuar, rrëmbyer, vrarë dhe ndërkohë… Assad ka jetuar si një mbret me garazhe plot me makina. Me pallate, me mozaikë dhe mermer të pabesueshëm”, thotë gazetarja e CNN
Clarissa Ward thotë se në pallat pa disa njerëz të thjeshtë që arritën të futeshin fshehurazi dhe se sipas saj “ata nuk mund ta besonin se si ai po jetonte kështu në një kohë kur Siria po vuante kaq shumë”.
Ndërsa shumë po festojnë fundin e regjimit të Asadit, sirianët janë gjithashtu të shqetësuar se kush do ta kontrollojë vendin. Grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS) po mundohet të tregojë se ata janë të ndryshëm nga garda e vjetër.