Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lamborghini dëshiron të dominojë edhe në ujë, prezanton skuterin e ujit më të fuqishëm në botë

Lamborghini dëshiron të dominojë edhe në ujë, prezanton skuterin e ujit më të fuqishëm në botë

Lamborghini dhe Cayago kanë bashkuar forcat për të krijuar skuterin më të fuqishëm detar ndonjëherë – SEABOB SE63.

Ky mjet revolucionar, i frymëzuar nga ADN-ja e Lamborghini-t, sjell një nivel krejt të ri dizajni, dinamike dhe përvoje ngarjeje në ujë.

Marka italiane padyshim nuk dëshiron të lërë përshtypje vetëm në asfalt. Me bashkëpunimin e saj të fundit, Lambo dëshiron të lërë përshtypje edhe në det.

SE63 i ri nuk është vetëm një përmirësim i modeleve ekzistuese, por një mjet i ridizajnuar plotësisht me një sistem inovativ shtytës që ofron fuqi të madhe.