Klubi FC Malisheva ka ndarë një lajm tejet emocionues për tifozët dhe opinionin sportiv, duke konfirmuar rikthimin e futbollistit Omer pas një periudhe të vështirë.
Përmes një reagimi publik, klubi ka bërë të ditur se lojtari ka dhënë shenja të forta rikuperimi, duke hapur sytë dhe duke reflektuar forcën për t’u kthyer sërish pranë ekipit. Sipas tyre, kjo është arritja më e madhe jo vetëm për klubin, por edhe për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe.
“Çdo ditë ishe në mendjet tona dhe në lutjet tona. Çdo sukses ta kemi dedikuar ty, por ky është suksesi më i madh për ne – rikthimi yt,” thuhet në reagimin e klubit.
Nga FC Malisheva u shpreh mirënjohje ndaj Zotit, si dhe urime për familjen, shokët dhe të gjithë ata që kanë qenë të shqetësuar dhe solidarë gjatë kësaj periudhe.
Në fund, mesazhi i klubit është i qartë dhe plot emocion:
“Mirë se po na kthehesh Omer. Me padurim presim të të shohim sërish në fushën e gjelbër.”