Një person është vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur sot në Lipjan, shkruan Arbëria TV.
Rasti ka ndodhur në Zllakuqan të Lipjanit mesditën e sotme, ku sipas Policisë është përdorur arma e ftohtë (thikë).
Lajmin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje që ka ndodhë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë”, potencoi ajo.
Tutje, Ahmeti tha se viktima është i moshës 57-vjeçare.
“Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, bëri të ditur zëdhënësja e Policisë për Arbëria TV.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar.