Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > LAJMI I FUNDIT: Këshilli i Sigurisë së Izraelit miraton marrëveshjen për armëpushim në Gazë

LAJMI I FUNDIT: Këshilli i Sigurisë së Izraelit miraton marrëveshjen për armëpushim në Gazë

Ratifikimi erdhi pas një vonese që shkaktoi frikë se marrëveshja do të dështonte. Tani ajo duhet të shkojë në Qeveri për miratim të plotë.

Këshilli i Sigurisë i Izraelit ka ratifikuar marrëveshjen e armëpushimit për të shkëmbyer dhjetëra pengje izraelite të mbajtur nga Hamasi dhe palestinezë që gjenden në burgjet e Izraelit, si dhe për të pezulluar luftën 15-mujore për një periudhë fillestare prej gjashtë javësh, shkruan The Guardian, përcjell TV Arbëria.

Miratimi erdhi pas një vonese të papritur që nxiti frikë se mosmarrëveshjet në minutat e fundit midis Izraelit dhe Hamasit mund të dëmtonin marrëveshjen. Anëtarët e ekstremit të djathtë të qeverisë së koalicionit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, gjithashtu kërcënuan të shkatërronin angazhimin disa mujor për të përfunduar konfliktin.

Marrëveshja tani do t’i dërgohet qeverisë për miratimin përfundimtar, në mënyrë që marrëveshja të mund të zbatohet, duke filluar kështu nga e diela shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve të parë.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, mirëpriti vendimin e Këshillit të Sigurisë për të miratuar marrëveshjen dhe deklaroi se pret “që Qeveria ta bëjë pranojë atë së shpejti”.