Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > LAJMI I FUNDIT: Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë- Fushë-Kosovë, vdes një grua!

LAJMI I FUNDIT: Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë- Fushë-Kosovë, vdes një grua!

Sonte rreth orës 20:20 minuta ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar për TV Arbëria zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona.Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ndërkohë që e lënduara tjetër, ngasësja e automjetit është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku” tha Ahmeti për TV Arbëria.