Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lajmëron policinë se do të “hidhet” në Liqenin e Livoqit, vazhdojnë negociatat me personin

Lajmëron policinë se do të “hidhet” në Liqenin e Livoqit, vazhdojnë negociatat me personin

Pak minuta më parë policia e Gjilanit janë informuar se një person po tenton të hidhet tek Liqeni i Livoqit.

Menjëherë automjete të policisë, ambulancës, prokurorisë e zjarrëfikësve ia kanë mësyer liqenit në dalje të qytetit për të shpëtuar viktimën, i cili thuhet se është me të meta.
Burime nga forcat e rendit tregojnë se policia ishin informuar nga viktima se do të kryente vetëvrasje te Liqeni i Livoqit, duke u hedhur në ujë.
Nga policia tregojnë sot më datën 19. 01.2024 rreth orës 19.30 kanë pranuar informacion se një person dyshohet se po tenton të hidhet në liqe.
Sipas burimeve njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, si dhe është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikësve.

Në vendin e ngjarjes është edhe prokurori ku ende janë duke negociuar me personin i cili po tenton të hidhet në liqe nga diga.