Një mësimdhënës në një shkollë në Leshak të Leposaviqit e ka njoftuar dje në mëngjes Policinë për një mesazh që kishte shkuar në e-mailin e shkollës se brenda objektit ishte vendosur një bombë.
Policia e Kosovës, tha në raportin e saj 24-orësh, se pasi ka evakuuar nxënësit dhe personelin arsimor, nuk ka gjetur asgjë.
“Leshak, Leposaviq 28.10.2026 – 07:17. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në email-in e shkollës ku punon si mësimdhënës, ka pranuar një mesazh ku thuhet se brenda objektit të shkollës ishte vendosur një bombë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë i ndërmarrë veprimet e nevojshme duke evakuuar personelin dhe nxënësit. Shkolla është kontrolluar nga njësitë për deminim të policisë dhe Njësia K9 dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.