Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Lajm i keq për Shqipërinë: Armando Broja mungon kundër Çekisë

Lajm i keq për Shqipërinë: Armando Broja mungon kundër Çekisë

Sylvinho foli për ndeshjen me Çekinë në konferencën për shtypin. Kombëtarja kuqezi pret çekët në “Air Albania” të enjten në mbrëmje (20:45), sfidë që do të transmetohet live në SuperSport 2.

Trajneri brazilian i Shqipërisë, preku tema të ndryshme gjatë fjalës së tij. Duke nisur nga gjendja e lojtarëve, kundërshtari, rikthimi i Armando Brojës dhe objektivi për t’u kualifikuar në Euro 2024.

“Ndeshja? Siç e tha edhe Gjimshiti, na pret një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, por jo vendimtare. Çekia është një skuadër fizike, nuk ka humbur ende. Ata kanë pësuar vetëm dy gola. Na pret një punë e madhe, duhet të djersijmë shumë. Na presin 3 finale, nuk do të jenë të lehta, por jemi gati dhe të përgatitur.

Aspekti psikologjik? Ne i vizitojmë dhe takojmë gjithmonë futbollistët. Takum Muçin në Varshavë, ikëm në Barcelonë, Londër. E përsëris: jemi të ndërgjegjshëm që kemi bërë mirë deri këtu. Forca e kësaj skuadre është shpirti i garës, zemra që vendosin lojtarët në fushë dhe tifozët. Jemi shumë të ndërgjegjshëm për entuziazmin, por kjo nuk është problem. Nuk kemi pasur shumë nevojë të punojmë psikologjikisht, djemtë janë gati dhe të ndërgjegjshëm.

Broja? Kemi bërë dy seanca stërvitore. Më vjen keq, por Broja nuk ia del dot. Është stërvitur shumë pak. Ka një shqetësim fizik, doktori ynë ka qenë në kontakt edhe me doktorin e Chelsea. Më vjen keq, por lojtari nuk luan dot nesër. Kemi lojtarë të tjerë, të cilët duhet t’i menaxhojmë mirë. Gjasula është rikthyer, nuk ka probleme.

/TV Arbëria

Powered by WordPress