Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Lajm i keq para duelit ndaj Shqipërisë, dënim brutal për Kroacinë nga UEFA

Lajm i keq para duelit ndaj Shqipërisë, dënim brutal për Kroacinë nga UEFA

Federata Kroate e Futbollit nuk mund të jetë e kënaqur me sjelljen e tifozëve të saj në hapje të Kampionatit Evropian në Gjermani.

Përveç faktit që futbollistët kroatë humbën me rezultat 3:0, HNS ka marrë edhe një gjobë të ashpër për sjelljen e një pjese të tifozëve në duelin ndaj Spanjës.

Federata kroate u gjobit me 63.875 euro për hedhjen e gotave plastike nga tifozët dhe 24.000 euro për ndezjen e mjeteve piroteknike, pra gjithsej 87.875 euro.

Të gjitha këto u komentuan nga shefi i sigurimit të kombëtares kroate, Jurica Jurjeviq.

“Sot kemi marrë një dënim nga UEFA për sjellje të paligjshme, futbolli shkakton emocione dhe është i vështirë për t’u kontrolluar, më e rëndësishmja është se nuk ka pasur incidente të mëdha. Hedhja e gotave dhe mjetet piroteknike janë problemi më i madh për momentin. Në Hamburg po bie shi, kështu që siç thonë duhet të lagesh pak”, tha Jurjeviq.

HNS do ta apelojë vendimin, e pas së cilit pret një ulje të dënimit.

Sa i përket sigurisë së përgjithshme, Jurjeviq thekson se aty nuk ka asnjë problem.

“Siguria është në nivel të lakmueshëm, organizimi është shumë i mirë. Futbollistët nuk janë të ngarkuar, kampi është ideal. Lojtarët kanë paqe të plotë”, ka thënë Jurjeviq.

Powered by WordPress