Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lajçaku takohet me Dodikun e sanksionuar nga SHBA-ja, reagon deputeti Basha

Lajçaku takohet me Dodikun e sanksionuar nga SHBA-ja, reagon deputeti Basha

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me udhëheqësin e serbëve në Bosnje e Hercegovine, Milorad Dodonik – i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajçak dhe Dodik janë takuar të premten në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia.

Emisari evropian po ashtu ka takuar edhe dy anëtarët e tjerë të Presidencës së Bosnjes, me të cilët ka diskutuar për reformat e nevojshme për integrimin në BE.

E për takimin e Lajçakut me Dodikun ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Ai ka pyetur Departamentin Amerikan të Shtetit se “a e mbështesin ende Lajçakun pasi ky po takon njerëz si Dodiku, që e ka sanksionu Amerika?”.

Themes by WordPress