Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Lajçak: Zgjedhjet lokale në veri të shpallen pa vonesa

Lajçak: Zgjedhjet lokale në veri të shpallen pa vonesa

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pret që zgjedhjet e reja lokale të veri të Kosovës të mbahen pa vonesa.

Në një intervistë dhënë mediumit serb “Politika”, Lajçaku ka thënë se është e rëndësishme që procesi i mbajtjes së zgjedhjeve të reja për kryetarë komunash në katër komunat veriore më në fund filloi me iniciativën e serbëve në fillim të dhjetorit.

“Rithemelimi i pushteteve lokale plotësisht përfaqësuese në veri të Kosovës është i nevojshëm për shtensionimin e situatës në terren dhe për procesin më të gjerë të normalizimit, si dhe është i nevojshëm për vazhdimin e krijimit të Asociacionit”, theksoi Lajçak.

Banorët në veri kanë dorëzuar nënshkrimet për të filluar iniciativën për peticion sa i përket shkarkimit të kryetarëve aktualë.

/TV Arbëria