Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ​Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin më 14 dhjetor

​Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin më 14 dhjetor

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, më 14 dhjetor do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për të ndihmuar në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Sipas tij, BE-ja ka gatishmëri që të dërgojë përforcime për misionin e BE-së në Kosovë, EULEX. Borrell ka konfirmuar se situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së. Sipas njoftimit, të gjithë ata janë pajtuar se duhet “të merren hapa për uljen e tensioneve”.

 

Powered by WordPress