Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ai foli me Jens Plotner, këshilltarin për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit gjerman, për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Lajcak ka shkruar në platformën X se me zyrtarin gjerman ka folur edhe për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.
“Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së , me Jens Pletner, këshilltar për politikën e jashtme dhe sigurinë të kancelarit gjerman, diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mënyrën se si të zhbllokojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Jam mirënjohës për angazhimin e fortë të Gjermanisë për procesin e normalizimit”, ka thënë Lajçak në rrjetin social X.