Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lajçak takohet me eurodeputetët, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak takohet me eurodeputetët, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në Strasbourg me disa eurodeputetë.

Lajqak është takuar me një pjesë të grupit progresiv S&D Group dhe EPP Group, të cilët i ka njoftuar për dialogun rreth integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Dje në Strasburg duke informuar The Progressives dhe EPPG group me më të fundit në Dialogun. Mirënjohës për mundësinë e një diskutimi tërheqës dhe interesin për punën tonë në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të punojmë së bashku për ta bërë realitet integrimin e rajonit në BE”, ka shkruar Lajçak në “X”.

/TV Arbëria