Ka përfunduar takimi mes Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Lajçak tha para mediave se qëllimi i takimit ishte të shihet si e sheh Kosova zbatimin e kësaj marrëveshje.
I njëjti tha se për të njëjtin qëllim do të shkojë edhe në Beograd. Derisa shpreson që në fund të ketë një dakrodim për të finalizuar udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes. /TV Arbëria