Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lajçak njofton se KEDS ka nënshkruar marrëveshje me Elektroseverin

Lajçak njofton se KEDS ka nënshkruar marrëveshje me Elektroseverin

Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata komerciale në mes të KEDS-it dhe ELekstroseverit për çështjen e energjisë elektrike. Lajcak ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë që është lehtësuar nga BE-ja.

Gjithashtu emisari sllovak konsideron se është hap i rëndësishëm edhe për rrugën e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. Ai ka uruar të gjithë ata që kanë mundësuar nënshkrimin e kësaj marrëveshje

“E mirëpres nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever. Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur!”, ka shkruar Lajcak.

/TV Arbëria