Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lajçak nesër në Prishtinë, takon Bislimin për zbatimin e Marrëveshjes Bazike

Lajçak nesër në Prishtinë, takon Bislimin për zbatimin e Marrëveshjes Bazike

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se temë diskutimi mes Bislimit dhe Lajçak do të zbatimi i Marrëveshjes Bazike.

Sipas njoftimit, takimi pritet të ndodhë në ndërtesën e Qeverisë, prej orës 09:30.

Ndryshe, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se do të diskutojë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin për çështjen e dinarit.

“Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak./Telegrafi/

Powered by WordPress