Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lajçak nesër në Kosovë, çfarë pritet nga kjo vizitë?

Lajçak nesër në Kosovë, çfarë pritet nga kjo vizitë?

Është paralajmëruar se nesër, 6 shtator do të udhëtojë drejt Kosovës, Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan TV Arbëria.

Nesër pritet të zhvillohet një takim me kryenegociatorin e Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi.

Çfarë pritet nga kjo vizitë?

Lidhur me këtë për TV Arbëria ka folur analisti politik, njëherit edhe profesor universitar, Arben Fetoshi, ai thotë se Lajçak vjen në Kosovë për të fuqizuar mesazhet e BE-së ndaj Kosovës për moskordinim, si dhe thekson se ky takim në process të dialogut Kosovë Serbi, do të bëhet sa për të blerë kohë.

“Asgjë e rëndësishme, Lajçak është me mandat të zgjatur, Brukseli në konstituim të institucioneve të reja pas zgjedhjeve, kurse SHBA-të në ethe të zgjedhjeve të 5 nëntorit. Prandaj, ai vjen në Prishtinë për të fuqizuar mesazhet e BE-së kundër veprimeve të njëanshme e të pakoordinuara, siç kanë thënë, si dhe për një takim të ri kryenegociatorësh, thjesht për të blerë kohë”, ka thënë Fetoshi.

Analisti tutje thotë se këto bisedime, më shumë janë për të mos krijuar tensione në veri, e jo për ndonjë rezultat nga dialogu, duke e lidhur edhe datën e zgjedhjeve në Kosovë.

“Pra, mandatin e tij gjatë këtyre muajve e shoh në funksion të ruajtjes së status quo-së duke evituar veprime që mund ta tensionojnë situatën në veri, e jo si afat për ndonjë sukses domethënës. Aq më tepër kur edhe Kosova tashmë ka hyrë në fazën e përgatitjeve për zgjedhjet dhe kalkulimet elektorale do ta dominojnë çdo aspekt të proceseve politike”, ka thënë analisti Fetoshi.

“Lajçak do të kërkojë përmbajtje, do ta kërkojë Bislimin në Bruksel dhe do të përsërisë rëndësinë e vazhdimit të dialogut”, shton tutje analisti. /TV Arbëria

Powered by WordPress