Ndërmjetësi evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen e tij javore gjatë qëndrimit në Forumin Ekonomik në Davos, ku ndryshe nga çdo fundjavë bën përbmledhje jo pak të gjera, kësaj s’pati shumë për thënë.
Shkroi vetëm se pas një jave në Davos “tash është koha për t’u ripërqendrura plotësisht në hapat e ardshëm të dialogut”.
“Diskutimet tona mbuluan një spektër zhvillimesh të rëndësishme të parashikuara këtë vit, si brenda Ballkanit Perëndimor ashtu edhe në skenën globale. Por pas një jave magjepsëse të zhytur në perspektiva të ndryshme brenda “flluskave” globale të mendjeve, tani është koha për të ripërqendruar plotësisht në hapat e ardhshëm në Dialog”, shkruan Lajçak.